Per te mos Harruar #26Nentor2019

Ajo ishte nje dite e zakonshme. Dikush  ishte prane familjes. Dikush ishte larguar nga shtepia tek te afermit. Dikush ishte ne pune.

Nata, e mistershme si gjithmone mbulon me perden e saj te erret qytetin.

 Te gjithe hengren darke, biseduan deri naten vone , kane folur ne telefon me ato qe s’kane pasur prane . Ndoshta kane qene ne nje dasem ose jane fejuar apo do te fejoheshin te nesermen ne dreke.

Dukej se do te ishte nje nate si gjithe te tjerat. Keshtu qetesia e gjumit mbertheu gjithe qytetin. Askujt nuk I shkonte mendja se ne mes te kesaj monotonie do te ndesheshin me tragjedine e nje fatkeqsie natyrore.    TERMETIN

Pikerisht ne 3.54 me 26 nentor 2019  trokiti ne  rrenjet e cdo shtepie   te qytetit te Durresit.   

Termeti dukej sikur po vallezonte dore per dore me shtepite e mijera njerezve te pafajshem duke i barazuar te varfer e te pasur bashke. Per 30 sekonda nga ky vallezim i shpejte, shtepite e lodhura nga shkundja e vizites se termetit, u dorezuan dhe u ulen ne gjunje para tij duke leshuar dhe frymen e tyre te fundit.

Nje mjergull e erret, e zymte, mbuloi syte e atyre njerezve qe sapo e kishin pare kete vallzim te  termetit me banesat e tyre.

Me pas :”Alo?!!.. Policia na eshte shembur shtepia kemi ngelur nen rrenoja .Na ndihmoni .. Ndihme …Ndihmee..?”

ALO ?! ..Eshte shembur nje pallat ?

Nje shtepi eshte zhytyr ne DHEEE ?

Moss….u shemb nje vile kater kateshe ?

Qyteti filloi te jehonte nga ulerimat e qytetareve, sirenat e makinave dhe ambulancave qe po vraponin rrugeve te tij por nuk dinin kujt ti jepnin me pare ndihmen e shpejte .

Femije qe qajne, dikush kishte care doren, kishte thyer kemben, dikush kishte ftohte, dikush ishte hedhur nga dritarja, dikush kishte ngrire ne vend i traumatizuar dhe e fundit dikush ishte ndeshur me vdekjen.

Ata ishin burra, gra, gjysher, te rinj te reja, femije te pafajshem  qe mbyllen syte kur erdhi TERMETI vallezuan me te dhe u larguan pergjithmone nga kjo jete, per te mos u kthyer me kurre. Duke mos patur guxim per ti nxjerre nga rrenojat trupat e tyre, Kosova Maqedonia, Greqia, Mali i zi, Turqia . Treguan solidaritet dhe  ndihmuan Durresin te kalojne dhimbjen se bashku  duke i premtuar qe shume shpejt do ta kthenin ne gjendjen e meparshme.

Por nderkohe vdekja priste te lajmeronte per shpirterat e viktimave qe po merte me vete.

Me dhimbje…me frike…me lot… ,herojnte qe po zbulonin nen rrenonjat  viktimat… shpresonin qe ata te ishin te gjalle.Por…

Midis duarve te tyre te gjakosura  nxorren nga rrenojat te vdekur si:  femije, te rinj,  te reja, nena, baballare e gjysher.

Te qash me lot gjaku, te dridhesh para femijeve, te luftosh per humbjen e dashurise se gjysherve dhe prinderve…kesaj i thone te zvarritesh ne jete dhe te rigjesh shpresen perseri.

POR SI?!!!!!

Ajo qe nuk te vret, te ben me te forte. Shpresa e Jetes duhet te rilinde perseri, per te ardhmen e femijeve tane, te cilet meritojne me te miren nga ne.