Programim 1-KUB

Cfare do te mesojme ne Programim 1?

Moduli “Programim 1 (java ) “ ka synim kryesorë të pajisjes studentët e vitit të dytë të degës Informatike  Ekonomike të  Fakultetit të  ekonomisë  me  njohuri  mbi  programin dhe teknikat e tij . Ky  modul do t’ju mësojë studentëve  të bejnë  dallimin midis  mënyrës së parë të programimit, e cila ishte procedural, dhe drejtimit tjetër të programimit, e cila  quhet object – oriented . Programimi  object – oriented është shumë më i efektshëm , më  i  shpejtë në egzekutim, ka më shumë aftësi  në  zgjidhjen  e  problemeve, më i bazuar (orientuar ) në objekt . Si  një  ndër  gjuhët  më  të  forta  programuese të object – oriented  është Java. Gjatë këtij kusi studentët do të njihen me bazat e gjuhës Java, për ti përdorur këto njohuri në  ndërtimin e programeve. Lënda është e orientuar drejt zhvillimit të aftësive praktike duke përfshirë teknologjitë e programimit Java për aplikacione grafike apo aplete që mund të përdoren në internet. Lënda përfshin sintaksën e gjuhës Java, tiparet e kësaj gjuhe, kompilimin dhe ekzekutimin, ndërtimin e klasave dhe testimin e tyre. Gjatë zhvillimit të lëndës  studentët do të njihen me elementët  e duhura për të ndërtuar një ndërfaqje për përdoruesin: përdorimi i komponenteve, koncepte të paraqitjes së ndërfaqjes  nëpërmjet komponenteve dhe trajtimi i ngjarjeve.

Literatura:

Literatura eshte e perbere nga leksione ne Shqip dhe nje liber si reference ne anglisht

https://www.java.com/en/download/win10.jsp Linku per te shkarkuar ambjentin e punes-JDK

https://www.eclipse.org/downloads/packages/release/helios/sr1/eclipse-ide-java-developers Linku per te shkarkuar Eclipse sipas sistemit operativ ne PC