Per nje nga Kompanite me te medha ne Shqiperi ne arredimin dhe mobilimin e ambjenteve jemi duke kerkuar Menaxher/e Marketingu
Roli dhe përgjegjësitë:
Specialisti/ja i/e Marketingut është përgjegjës për vendosjen e strategjisë së marketingut dhe përcaktimin e planit të marketingut të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
• Të krijojë strategji afatshkurtra dhe afatgjate për kompaninë;
• Zhvillon plane dhe programe për produktet audio vizive;
• Të kujdeset për nivelin e rezultateve dhe të krijojë strategji për rritjen e tyre;
• Përgjegjës për udhëheqjen e ekipit të marketingut, duke ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerët dhe stafin e punës;
• Të kujdeset dhe krijojë standartet vizuale të kompanisë duke hartuar plan marketing për kompaninë në përputhje me nevojat e konsumatorit;
• Mbikqyr dhe analizon fushatat e marketingut që kompania ndërmerr;
• Mirëmban stafin e marketingut duke rekrutuar, zgjedhur, orientuar dhe trajnuar punonjësit;
• Bën raporte që tregon ecurinë e kompanisë.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
• Të ketë mbi 4 vite eksperience pune në marketing;
• Diplomë në Marketing ose fusha të ngjashme;
• Të ketë njohuri të shkëlqyera në përdorimin e rrjeteve sociale për fushata marketing;
• Aftësi të shkëlqyera analizuese dhe raportuese;
• Aftësi shumë të mira komunikimi;
• Njohuri shumë të mira të anglishtes, njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
• Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës;
Te interesuarit te kontaktojne ne: fgjwork@outlook.com per asistence teknike ne procedurat e aplikimit