Jemi në kërkim të personave me shumë energji dhe talent, të cilët duan të jenë pjesë e team të Sales Baboon si Account Manager. Është një oportunitet i rrallë të jesh pjesë e një stafi dinamik dhe kritik për një StartUp-i që rritet shpejt dhe që eshte i mirë financuar. Si pjesë e team të shitjeve lokale, roli yt do të përqëndrohet tek zhvillimi i relacioneve me restorantet e zonës tënde. Ky është një rol për dikë që ka karakter sipërmarrës, i motivuar dhe inteligjent, me ambicien për të avancuar në karrierën e shitjes brenda një kompanie lider në sektorin e vet. Do të jepet roli të komunikosh me restorantet më të mira në Shqipëri. Në mënyrë më specifike do të besh:
Detyrat
– Hartën e të gjitha restoranteve në Tiranë në menyrë metodike dhe të organizuar.
– Komunikim i vazhdueshëm ( takime fizike, e-mail, telefonata, whatsapp, social media) me restorantet për ti treguar teknologjinë e avancuar dhe potencialitetin e si kanal shitje dhe marketingu te Baboon.
– Ndihmon Pronarët/ Manaxheret të kalojne disa barriera në biznes, ose që hezitojne të marrin vendime.
– Bëhesh pjesë e zhvillimit të restorantit dhe të kuzhinës së tij.
– Analizë biznesi dhe këshillim i vazhdueshëm.
– Ofrojmë një kontratë 6 mujore si fillim me të drejt rinovimi.
Kërkesat minimale
– Duhet të kesh eksperiencë në shitje me biznese lokale.
– Puna kërkon aftësi të mëdha komunikative, si ballë për ballë si dhe në telefon apo e-mail.
– Aftësia për të qenë bindës me klientin, dhe njohuria e mirë e shërbimit/produktit në këtë sektor është një plus.
– Duhet të ndihesh komod në negocime.
– Njohura e sektorit të restorantit është një avantazh.
– Duhet të jesh këmbëngulës dhe person që automotivohet.
Benefitet
– Paga Bazë
– Plan Bonusi dhe Karriere
– Siguracione të paguara 100%
– Siguracion privat jete të paguar 100%
– Mjeku i punës
– Siguria në Punë sipas standartit UE
– Makinë për lëvizje në Klient
– Udhëtime brenda dhe jashtë vendit
– Trajnime 4 herë në vit të paguara 100%
Kontakt: fgjwork@outlook.com per asistence teknike ne procedurat e aplikimit