Per te mos Harruar #26Nentor2019

Ajo ishte nje dite e zakonshme. Dikush  ishte prane familjes. Dikush ishte larguar nga shtepia tek te afermit. Dikush ishte ne pune.

Nata, e mistershme si gjithmone mbulon me perden e saj te erret qytetin.

 Te gjithe hengren darke, biseduan deri naten vone , kane folur ne telefon me ato qe s’kane pasur prane . Ndoshta kane qene ne nje dasem ose jane fejuar apo do te fejoheshin te nesermen ne dreke.

Dukej se do te ishte nje nate si gjithe te tjerat. Keshtu qetesia e gjumit mbertheu gjithe qytetin. Askujt nuk I shkonte mendja se ne mes te kesaj monotonie do te ndesheshin me tragjedine e nje fatkeqsie natyrore.    TERMETIN

Pikerisht ne 3.54 me 26 nentor 2019  trokiti ne  rrenjet e cdo shtepie   te qytetit te Durresit.   

Termeti dukej sikur po vallezonte dore per dore me shtepite e mijera njerezve te pafajshem duke i barazuar te varfer e te pasur bashke. Per 30 sekonda nga ky vallezim i shpejte, shtepite e lodhura nga shkundja e vizites se termetit, u dorezuan dhe u ulen ne gjunje para tij duke leshuar dhe frymen e tyre te fundit.

Nje mjergull e erret, e zymte, mbuloi syte e atyre njerezve qe sapo e kishin pare kete vallzim te  termetit me banesat e tyre.

Me pas :”Alo?!!.. Policia na eshte shembur shtepia kemi ngelur nen rrenoja .Na ndihmoni .. Ndihme …Ndihmee..?”

ALO ?! ..Eshte shembur nje pallat ?

Nje shtepi eshte zhytyr ne DHEEE ?

Moss….u shemb nje vile kater kateshe ?

Qyteti filloi te jehonte nga ulerimat e qytetareve, sirenat e makinave dhe ambulancave qe po vraponin rrugeve te tij por nuk dinin kujt ti jepnin me pare ndihmen e shpejte .

Femije qe qajne, dikush kishte care doren, kishte thyer kemben, dikush kishte ftohte, dikush ishte hedhur nga dritarja, dikush kishte ngrire ne vend i traumatizuar dhe e fundit dikush ishte ndeshur me vdekjen.

Ata ishin burra, gra, gjysher, te rinj te reja, femije te pafajshem  qe mbyllen syte kur erdhi TERMETI vallezuan me te dhe u larguan pergjithmone nga kjo jete, per te mos u kthyer me kurre. Duke mos patur guxim per ti nxjerre nga rrenojat trupat e tyre, Kosova Maqedonia, Greqia, Mali i zi, Turqia . Treguan solidaritet dhe  ndihmuan Durresin te kalojne dhimbjen se bashku  duke i premtuar qe shume shpejt do ta kthenin ne gjendjen e meparshme.

Por nderkohe vdekja priste te lajmeronte per shpirterat e viktimave qe po merte me vete.

Me dhimbje…me frike…me lot… ,herojnte qe po zbulonin nen rrenonjat  viktimat… shpresonin qe ata te ishin te gjalle.Por…

Midis duarve te tyre te gjakosura  nxorren nga rrenojat te vdekur si:  femije, te rinj,  te reja, nena, baballare e gjysher.

Te qash me lot gjaku, te dridhesh para femijeve, te luftosh per humbjen e dashurise se gjysherve dhe prinderve…kesaj i thone te zvarritesh ne jete dhe te rigjesh shpresen perseri.

POR SI?!!!!!

Ajo qe nuk te vret, te ben me te forte. Shpresa e Jetes duhet te rilinde perseri, per te ardhmen e femijeve tane, te cilet meritojne me te miren nga ne.

Pse te duhet nje CV!

Kur kemi një perspektivë  për të arritur në jetë,na duhet një udhërrëfyes i jetës sonë. Kur marrim persiper te ndertojme një karrierë të sukseshme, CV-ja apo jeteshkrimi eshte ky udhërrëfyes.

CV-ja  perben bibliografinë personale  te cdokujt. Për cdo hap të karrierës  sonë përshkruajmë në të arritjet dhe aftësitë tona në punën  që bëjmë  apo që kemi bërë .

Kjo do na ndimojë kur jeta të na japë një mundësi, më te suksesshme   për ngritje ne karrierë , si profesionistë të së ardhmes .

Dhe kushdo qofte ky punëdhënes , arrin të kuptojë vlerat e cdokujt në punën që parashtron dhe objektivat që kërkon.

Një CV përmban  :

  • -Të dhënat personale
  • -Arsimin
  • -Objektivat që ti kërkon të arrish në pune.
  • -Punët që bën apo ke bërë duke përshkruar  aftësitë e tua dhe ato të  arrira në grup dhe individualisht.

Të gjitha këto të sistemuara  me fakte konkrete dhe konfidenciale,përbëjnë  karrierën tuaj , dhe një urë lidhëse për vazhdimin dhe suksesin e saj, në jetë.

Sot, kemi një avantazh . Duke qenë se teknologjia ka avancuar mund ta ndërtojmë dhe mbajmë online.

CV-ja është personale , por cdokush duhet të jetë i ndërgjegjshëm  dhe ta ndërtojë atë në mënyrën e duhur, për të shfaqur besim dhe fituar atë që kërkon për të ardhmen .

 Cdokush ka nevojë për këshilla. Cdokush ka nevojë për ndihmë që të hedhe hapin e parë. Ka nevojë për vetbesim .

CV-ja është një intervistë me veten tënde , të bën ti besosh veten tënde .

Mos vono, na shkruaj ne frida_gjermeni@hotmail.com per te pasur edhe ti CV-ne tende ne kohe reale

M.L.

5 Arsye pse Duhet te Reklamosh Biznesin Tend

  1. Reklama terheq vemendjen e klienteve

Klientet duhet te dine se cfare ti ofron. Ti duhet te terheqesh vemendjen e tyre drejt produktit dhe sherbimit tend. Marketingu eshte nje mjet i fuqishem per ta bere kete.

2. Reklama te ndihmon te krijosh dhe mbash nje emer te mire per biznesin tend

Te krijosh nje emer te mire per biznesin tend do te thote te rrisesh numrin e klienteve dhe si pasoje te rrisesh te ardhurat. Rritja e numrit te klienteve qe besojne ne produktin apo sherbimin tend do te thote nje emer i mire dhe i besueshem i markes tende ne treg.

3. Reklama  ndihmon ne marredhenien e besimit klient-biznes

Krijimi i nje marredhenie besimi me klientet eshte nje tregues i rendesishem ne rritjen dhe cilesine e produktit/sherbimit te ofruar. Reklamimi e ben kete sepse i drejtohet grupeve te caktuara te klienteve si mosha, gjinia, interesi etj me nje oferte te pershtatur cilesive te tyre.

4. Reklama e rrit numrin e shitjeve te produktit/sherbimit tend

Reklamimi i produktit/sherbimti  e rrit automatikisht informimin masiv te klienteve potenciale. Informacion me i perhapur perkthehet ne rritje te numrit te klienteve.

5. Reklama ndihmon te luftosh sic duhet konkurentet ne treg

Te zhvillosh strategjine e duhur te reklamimit te biznesit tend te ndihmon te konkurosh sic duhet me rivalet ne treg. Reklama i drejtohet grupeve te interesuara te atyre qe me pas mund te jene klientet e tu potenciale. Te targetosh sic duhet, do te thote nje reklame e mire. Nje reklame e mire rrit numrin e klienteve dhe lufton konkurentet e te njejtit produkt/sherbim ne treg.